Reshjet e dendura të dëborës kanë sjellë pasditen e kësaj të shtuneje bllokimin e rrugës për në pikën kufitare në Glloboqicë, përcjell Kosova Post.
Sipas raportimeve të fundit nga vendngjarja, kalimi i automjeteve është bllokuar te rrugës për në pikën kufitare Glloboqicë, përcjell Kosova Post.
Korrespondenti i Kosova Post njofton se prania e akullit në rrugë e bën të pamundur kalimin e automjeteve.
Ndaj do të pritet për ndërhyrjen e autoriteteve lokale dhe borëpastrueseve që të bëjnë kriposjen dhe hedhjen e skorjeve në rrugë, për të zhbllokuar trafikun./KosovaPost/.