Haxhi Avdyli ka thënë se deklaratat e Ramush Haradinajt, që e quajnë Kurtin “spiun të Serbisë e Rusisë”, janë të pakuptimta dhe të dëshpëruara.
Avdyli ka kujtuar disa veprime të qeverive të kaluara që i sollën dëme Kosovës – jo nga Kurti.
Ai thotë se “Ramushi ka hall të madh. Edhe ju kanë lodh mashqit, edhe ka mbetë pa grup parlamentar prandaj për zgjedhjet e ardhshme do ia lëshojmë vetëm një rrugë për nën prag. Aty e ka vendin!”
Postimi i plotë:
Disa edhe po thojnë lëshoja rrugën Ramushit, se askush nuk po ju beson broçkullave të tij dhe nuk ia vlen me i dhanë pergjigje insinuateve të tij.
Por ky ka mundësi që duke përsërit vetes të pavërtetat i bëhen të vërteta. Në mendjen e tij.
Teza e tij e famshme “ALBINI i shitur i Serbisë e Rusisë” . E bile e spiun.
Jo more!
A me qesh, a me qajt me këtë njeri.
Po i numëroj disa të “këqija”që ky Albini i Serbisë e Rusisë ia solli Kosovës e nëse dalin të verteta pastaj po pajtohemi se kush është argat i Serbisë e Rusisë në Kosovë:
1.Albini ia solli Kosovës decentralizimin, gjykatën speciale, super pakicën Serbe.
2.Albini ia solli Kosovës marrëveshjen për Asociacion.
3. Albini ia fali Malit të zi ato qindra hektarë
4. Albini kur erdh në pushtet e priti 8 orë Listën Srpska për të bërë koalicion
5. Albini e takonte Radojqiqin ne zyre të KM
6. Albini ia lejonte vizitat e vuqiqave e petkoviqave nëpër Kosovë si në bashqe të babës.
7. Albini i mshelte sytë për kontrabandë në veri,
mshelte sytë për zyret e strukturave paralele anëmbanë Kosoves.
8. Ky Albini i Rusisë apo dikush tjeter nuk i hoqi flamurat e fotografit e Putinit e Vuqiqit ne veri
9. Ky Albini e lejoi dinarin, ky e lejoi tabelat serbe, ky instaloj bankat Serbe e postën Serbe.
10. Ky Albini po lejon bandat në veri me ba ligjin, me vendos barrikada e me lulezu kontrabanda e droga.
Janë dhjetëra veprime të “dëmshme” të Albinit për Kosovën por shkrimi pastaj po zgjatet.
Po thojnë lëshoja rrugën Ramushit kur flet përqartë .
Ramushi ka hall të madh. Edhe ju kan lodh mashqit, edhe ka mbet pa grup parlamentar prandaj për zgjedhjet e ardhshme do ia lëshojmë vetëm një rrugë për nën prag.
Aty ku e ka vendin.
Sepse me deklarata e tij monstruoze, për shpiunat e Serbisë e Rusisë ndaj atyre që bënë Kosovën shtet të pandashëm e unitar, është ndotja më e madhe që bëhet një kryeministri të Kosovës.
E nëse dalin që këto veprime kanë vulën e Albinit atëhere po pajtohemi. E nese Jan veprime e tij apo shokëve të tij, së paku duhet të heshte.