Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 11 prill.
1 prill 1920 – Dhoma e Deputetëve të Perandorisë Osmane, e cila faktikisht kishte pushuar së funksionuari me pushtimin e Stambollit më 16 mars, u mbyll zyrtarisht nga Sulltan Vahdettini. Pas këtij vendimi, Mustafa Kemal Ataturku, i cili asokohe ishte kryetar i Delegacionit Përfaqësues, bëri thirrje që kuvendi i mbyllur në Stamboll të mblidhej në Ankara.
11 prill 1970 – Anija kozmike “Apollo 13” u nis për në Hënë. Gjatë projektit amerikan prej 7 fluturimesh në Hënë, vetëm “Apollo 13” nuk mundi të zbriste në sipërfaqen hënore. Dy ditë pas nisjes nga Toka, një defekt teknik dëmtoi anijen dhe astronautët humbën shumë prej sasisë së oksigjenit. Atyre iu desh të anulonin zbritjen në Hënë dhe e përdorën sondën e zbritjes si “varkë shpëtimi”. Oksigjeni i saj i mbajti astronautët gjallë gjatë udhës së kthimit në Tokë. Ky operacion shpëtimi u regjistrua në historinë hapësinore të njeriut si “dështimi i suksesshëm”.