Alarmi se në ambasadën e Ukrainës në Shqipëri ka bombë, doli të jetë i rrejshëm.
Kjo u bë e ditur nga Policia e Shtetit, përmes një njoftimi të postuar në Facebook.
Aty thuhet se në ora 15:38 është marrë njoftim se në adresën e e Ambasadës Ukrainase ka ardhur e-mail në të cilin thuhej se në ambientet e ambasadës ishte vendosur bombë.
“Shërbimet e Policisë dhe Njësia Antieksploziv kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë evakuimin e stafit të ambasadës dhe pas kryerjes së kontrollit dhe verifikimeve përkatëse, ka rezultuar se njoftimi ishte i rremë”, shkruan në komunikatën e policisë.
“Shërbimet e Policisë, strukturat e Antiterrorit dhe strukturat e specializuara për Hetimin e Krimit Kibernetik në bashkëpunim me stafin e Ambasadës po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e personave përgjegjës për rastin”.