Partia Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit ka mbajtur mbledhjen e radhës në Shkup të ku janë zgjedhur organet udhëheqëse të partisë.
Gjatë kësaj mbledhje për kryetar kuvendi të partisë është zgjedhur Arben Fetai, transmeton ZYRTARE.net
Nënkryetarët e partisë janë zgjedhur Garip Kaba, Bujare Abazi, Nazim Taipi dhe Gezim Kadriu.
Po ashtu, sekretar organizativ i partisë është zgjedhur Gadaf Uzeiri.