Aliu: Nuk kam pasur ndonjë njoftim zyrtar për hetime ndaj meje

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Liburn Aliu, ka deklaruar se nuk ka pranuar ndonjë njoftim zyrtar se Prokuroria ka nisur hetime ndaj tij, përcjell KosovaPost.

Në një postim në Facebook, Aliu ka thënë se për çdo çështje, çdo hetim apo çdo dyshim, është  i gatshëm të bashkëpunojë  deri në zbardhjen e plotë të çdo rasti.

“Po qarkullon në disa media një lajm se kanë nisur hetime ndaj meje. Unë njoftim zyrtar nuk kam patur, por dëshiroj të njoftoj opinionin publik dhe vetë prokurorinë se për mua autoriteti më i lartë është ligji, se punoj dhe angazhohem çdo ditë për respektimin e ligjeve dhe zbatimin e tyre, dhe se për çdo çështje, çdo hetim apo çdo dyshim, jam i gatshëm të bashkëpunoj vetëm për drejtësi, sipas ligjit, deri në zbardhjen e plotë të çdo rasti”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Ndryshe, në disa media sot u raportua se ndaj ministrit Liburn Aliu, Prokuroria Themelore ka nisur hetime.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika