Futbollisti i Milanit, Rafael Leao ishte i lidhur për një transferim të mundshëm tek Bayern Munich në Gjermani.
Mirëpo këtyre zërav iu dha fund sot trajneri i ri i kuqezinjve, Massimiliano Allegri, shkruan Arbresh.info.
Pasi e konfirmoi qëndrimin e tij, Allegri theksoi se është optimist se portugezi do të rikthehet në formën e dikurshme.
“Rafa mund të bëjë gjëra të jashtëzakonshme sezonin e ardhshëm. Jam i sigurt se mund të nxjerr atë diçka më shumë që i ka munguar”.
“Jam i lumtur që ka qëndruar. Tani është më i përgjegjshëm, më i pjekur dhe ka të gjitha cilësitë për t’u bërë një nga më të mirët”.
“Shpresoj ta ndihmoj të performojë edhe më mirë. Po i afrohet moshës së pjekurisë dhe besoj se është më i vetëdijshëm për rolin e tij”.
“E kam takuar, kam folur me të dhe mendoj se ekzistojnë të gjitha kushtet për të bërë mirë”, ka thënë italiani.
Leao ka kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2028.


























