Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve në Qeverinë e Republikes së Kosvës Hekuran Murati, sot ka qenë nikoqri në takimin me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, transemton Kosova Post.
Teksa ka uruar ambasadorin për misioinin dipolmatik në Kosovë, Murati poashtu e ka njoftuar atë lidhur me prioritetet ministrisë që si drejton.
Ministri Murati e ka uruar Hovenierin për fillimin e misionit diplomatik në Kosovë dhe e ka falënderuar për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm që ShBA-ja ka dhënë në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.
Më tutje, ai ka njoftuar ambasadorin Hovenier lidhur me punën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, si dhe prioritet kryesore të kësaj ministrie për vitin 2022, të cilat përfshijnë reformën në skemat sociale e pensionale, si dhe formalizimin e ekonomisë, duke shprehur vullnetin e plotë në realizimin e këtyre objektivave në bashkëpunim e koordinim me ShBA.
Ndërsa ambasadori Hovenier ka premtuar mbështetjen për thellim të partneritetit mes ShBA-së dhe Ministrisë së Financave.
Ambasadori Hovenier e ka përgëzuar ministrin Murati për masat e ndërmarra nga MFPT-ja dhe ka nënvizuar mbështetjen në thellimin e partneritetit në mes të ShBA-së dhe Mkësaj ministrie.
Ministri Murati dhe ambasadori Hovenier ishin të një qëndrimi që të intensifikohet edhe më tej bashkëpunimi në mes dy vendeve partnere në fushën e investimeve direkte dhe stabilitetit ekonomik.