Ambasadori gjerman, në Kosovë, Jorn Rohde, ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, për gjykuar në superlativë punën e Qeverisë Kurti në luftimin e korrupsionit, transmeton Kosova Post.
Sipas ambasadorit Rohde, Kosova do ta ketë mbështetjen e plotë të Gjermanisë në këtë betjë.
“Vërtet lajm i mirë. Kosova ka shënuar progres të dukshëm në luftimin e korrupsionit. Në indeksin e antikurropsionit Kosova ka përparuar 17 vendeve, dhe tani renditet në vendin e 87-të. Inkurajojmë Kosovën që më në fund të fillojë të ecë përpara në luftën serioze të korrupsionit. Vazhdo kështu. Kosova ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë”, ka shkruar ambasadori.