Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, tha se vendi i tij është krenar për arritjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për rolin që ajo ka dhënë për këtë.
Tutje është shprehur ambasadori se FSK është profesionale, gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënëse.
“Mbretëria e Bashkuar është krenar për rolin që ka pasë në progresin e FSK-së drejt të qenit e aftë, profesionale, gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënëse. Dje e përgëzova FSK-në për mbledhjen vjetore të miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë të përkushtuar në aspiratën e FSK-së për të ofruar siguri në Kosovë dhe Europë”, ka shkruar ambasadori Hargeveas në Facebook.