Gjatë takimit me 4 kryetarët e rinj të kumunave veriore të mbajtur në Zveçan sot, Ambasadori i BE-së Orav, mirëpriti dorëzimin e qetë të pushtetit lokal, në përputhje me ligjin e Kosovës.
“Ai përsëriti nevojën për një angazhim konstruktiv midis autoriteteve qendrore dhe lokale dhe mbështetjen e BE-së për realizimin e të drejtave të komuniteteve jo-shumicë sipas Kushtetutës së Kosovës”, thuhet në njoftim.


























