Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka njoftuar se në Qendrën për Politika Europiane është mbajtur një takim me ambasadorët e Ballkanit Perëndimor rreth Planit të Rritjes, përcjell KosovaPost.
Bajrami tha se ka shpalosur qëndrimin dhe pritjet e Kosovës për këtë, duke thënë se Kosova përqafon edhe vlerat e BE-së.
“Kosova miraton Planin e Rritjes dhe idenë kryesore të lidhjes së financimit të BE-së me respektimin e vlerave të BE-së”, ka shkruar ai në X.
Gjithashtu, Bajrami ka folur edhe mbi “rreziqet” të kushtëzimit të këtij plani me dialogun me Serbinëp.