Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Mitrovica drejt ndërtimit të spitalit të ri modern

    Mitrovica drejt ndërtimit të spitalit të ri modern

    Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit për dhunimin e një të miture

    Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit për dhunimin e një të miture

    Refuzohet padia e KOSTT-it ndaj ZRRE-së, vërtetohet vendimi i Komerciales

    Refuzohet padia e KOSTT-it ndaj ZRRE-së, vërtetohet vendimi i Komerciales

    Ministria e Arsimit hap debat për rishikimin e kurrikulave të arsimit

    Ministria e Arsimit hap debat për rishikimin e kurrikulave të arsimit

    Guardiola ngre zërin për Palestinën: Fjalimi i tij shkakton jehonë në mbarë botën

    Guardiola ngre zërin për Palestinën: Fjalimi i tij shkakton jehonë në mbarë botën

    Kryeministri Kurti festoi 30 vjetorin e Maturës (Foto)

    Kurti: Nuk ka amnisti për asnjë keqbërës, LVV ka edhe komision disiplinor

    Trump: E rrezikshme që Mbretëria e Bashkuar të bëjë biznes me Kinën

    Trump: E rrezikshme që Mbretëria e Bashkuar të bëjë biznes me Kinën

    Kurti deklarohet për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes: Duam të kontribuojmë

    Kurti deklarohet për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes: Duam të kontribuojmë

    Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve

    Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Analistët amerikanë: I gabuar vlerësimi që Asociacioni i integron serbët

07 Gusht 2024, 8:13
në Kryesore, Lajme
Analistët amerikanë: I gabuar vlerësimi që Asociacioni i integron serbët
Share on FacebookShare on Twitter

Muajt e fundit, Serbia është angazhuar me dy shtetet kryesore të Bashkimit Evropian për arritje të marrëveshjeve strategjike. Disa ekspertë e kanë interpretuar gatishmërinë e vendeve të Perëndimit për të bashkëpunuar me Serbinë, si shembull të përpjekjeve për ta joshur atë larg orbitës së Rusisë.

Por dy profesorë amerikanë, njohës të zhvillimeve mes Kosovës dhe Serbisë, Charles Kupchan dhe David Kanin, i thanë Zërit të Amerikës se marrëveshjet e fundit të Serbisë me Perëndimin, ndonëse e përmirësojnë pozitën e Serbisë përballë Kosovës, nuk duhet të interpretohen si vendosje e saj në krah të Perëndimit.   Kupchan dhe Kanin u deklaruan për ngërçin në procesin e dialogut, qëndrimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe ndikimin që mund të kenë zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara për rajonin.

Gjatë një vizite në Beograd muajin e kaluar, Kancelari gjerman Olaf Scholtz nënshkroi një marrëveshje për mineralin e rrallë të litiumit, me rëndësi jetike për prodhimin e makinave elektrike. Në prill, gjatë një vizite në Francë Presidenti serb Vuçiq, kërkoi të blejë nga Franca 12 aeroplanë luftarakë.

Disa ekspertë dhe media botërore i kanë interpretuar këto angazhime të shtuara të Perëndimit ndaj Serbisë si shembull të përpjekjeve për ta joshur Serbinë larg orbitës së Rusisë.

Për njohësit e zhvillimeve në Serbi dhe Kosovë, profesorët Charles Kupchan nga Universiteti Georgetown dhe David Kanin nga Universiteti, Johns Hopkins këto marrëveshje nuk sinjalizojnë rreshtimin e Serbisë me Perëndimin.

“Serbia ka qenë e suksesshme, por kjo nuk duhet të interpretohet si shenjë që Serbia ka zgjedhur Perëndimin. Nuk e ka zgjedhur Perëndimin. Vuçiq baraspeshon Rusinë, Bashkimin Evropian, amerikanët, kinezët dhe turqit dhe të gjithë të tjerët me të cilët i duhet apo dëshiron të përballet dhe e bën këtë me shumë shkathtësi… Ai luan me rusët, me amerikanët. Rusët e kuptojnë këtë gjë, por amerikanët jo. Ne sillemi sikur ai e ka zgjedhur Perëndimin, ndërkohë që Rusia nuk del me deklarata të thotë se Serbia e ka zgjedhur Perëndimin”, thotë profesori Kanin.

Për profesorin e Universitetit Georgetown, Kupchan marrvëshjet e fundit janë vazhdim i politikës që Vuçiq po ndjek me të gjitha shtetet përkundër ndasive të tanishme gjeopolitike, që kanë vendosur Perëndimin dhe Lindjen në bosht diametralisht të kundërt.

“Nuk e shoh këtë si pikë kthese dhe as shenjë se  Vuçiq po i kthen shpinën lidhjeve të tij me Rusinë dhe Kinën dhe se po i ngul këmbët në Perëndim.   Vuçiq është i aftë të angazhohet me dyja palët. Ai ka arritur marrëveshje me Berlinin dhe Parisin së fundmi. Por besoj se do të bëjë të njëjtën me Moskën dhe Pekinin në të ardhmen e afërt”, thotë ai.

Krahas këtyre marrëveshjeve me evropianët, Jared Kushner, dhëndëri i ish presidentit dhe kandidatit të tanishëm republikan për president Donald Trump, ka shprehur interes për një investim qindra miliona dollarësh në Beograd, për të kthyer në hotel ndërtesën e ministrisë së dikurshme të mbrojtjes, të bombarduar në vitin 1999 nga NATO.

Serbia, e cila gjatë viteve të fundit nën udhëheqjen e Presidentit Vuçiq ka rrëshqitur drejt autokracisë sipas organizatave të të drejtave të njeriut, ka ndjekur një politikë të marrëdhënieve më të afërta me Perëndimin ndërkohë që ka vazhduar lidhje të afërta me Rusinë dhe Kinën. Serbia është i vetmi shtet kandidat i BE-së që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për agresionin ndaj Ukrainës. Por Beogradi i shet armatime ushtrisë ukrainase përmes palëve të treta.

Por dy ekspertët dallojnë në vlerësimet e tyre se çfarë ndikimi do të ketë ky qëndrim i Perëndimit ndaj Serbisë në dialogun me Kosovën.

“Serbia sërish është shndërruar në shtetin më të rëndësishëm në rajon, që ka marrëdhënie të mira me të gjithë. Kosova, në anën tjetër, udhëhiqet nga një kryeministër me të cilin duket se askush nuk dëshiron të punojë. Dhe kjo i jep avantazh Serbisë…. Para 25 vitesh, kur NATO-ja zhvillonte fushatën bombarduese, Serbia dukej si humbëse, e izoluar. Tani Serbia është gjithçka tjetër veçse humbëse, nuk është aspak e izoluar dhe ka shënuar suksese të shumta në diplomacinë që po ndjek”, thotë Kanin.

Kanin, ish analist i agjencisë amerikane të zbulimit CIA për Ballkanin, thotë se këto suksese do t’i mundësojnë  t Vuçiq që të vazhdojë të këmbëngulë në krijimin e Asociacionit, i cili sipas tij është bërë një “obsesion” për diplomatët perëndimorë.

Kanin thotë se “vlerësimi që asociacioni do të integrojë serbët e Kosovës në institucionet e Kosovës është i gabuar” dhe se Serbia është në pozitë shumë të mirë që “me durim, por me këmbëngulje të bëjë trysni për të”.

“Kosova është para një situate shumë të vështirë, me një kryeministër që është jopopullor jashtë Kosovës, por që e ka të qartë që krijimi i asociacionit do të minojë sovranitetin e Kosovës”, shton ai.

Profesori Kupchan, analist i lartë pranë Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, beson që Bashkimi Evropian do të vazhdojë të përqëndrohet në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por nuk mendon që Serbia do të përfitojë nga vëmendja e shtuar e Perëndimit.

“Vëmendja e Perëndimit, nuk besoj se forcon peshën diplomatike të Serbisë. Mendoj që Bashkimi Evropian do të vazhdojë të nxisë dialogun midis Kosovës dhe Serbisë siç e sheh të domosdoshme. Përpjekjet e tyre janë të përqendruara në përmbylljen e këtij procesi. A do mund të kenë marrëdhëniet më të fuqishme ekonomike ndërmjet Francës, Gjermanisë dhe Serbisë ndikim pozitiv në marrëdhënien e përgjithshme? Po, sepse kontaktet më të shpeshta dhe lidhjet më të mëdha ekonomike janë më mirë se sa më pak, por gjithsesi nuk do t’i konsideroja këto marrëveshje si diçka që ndryshojnë rrjedhën,” thotë   Kupchan.

Ai thotë se ndan shqetësimet se “procesi i dialogut ka hyrë në rrugë pa krye” dhe se për këtë dyja palët mbajnë përgjegjësi.

“Masat e Kurtit, ndonëse mund të qëndrojnë në aspektin politik dhe ligjor, ishin të panevojshme në aspektin strategjik, sepse ishin provokuese pa nevojë. Për shembull, vendosja e kryetarëve të komunave në veri që u zgjodhën me një përqindje të papërfillshme votash; kjo u pasua me targat e makinave dhe më vonë me çështjen e dinarit,” thotë   Kupchan.

“Të gjitha këto veprime justifikohen, sepse Kosova po përpiqet ta shtrijë sovranitetin e plotë të saj, por që nuk ishin të dobishme sa i përket marrëdhënieve me Serbinë. Beogradi nga ana e tij mobilizoi forcat përgjatë kufirit me Kosovën. Patëm një episod të dhunshëm në Banjskë dhe ai që pranoi fajësinë për këtë akt terrorizmi ende shëtit i lirë në Serbi. Patëm pastaj një letër të kryeministres serbe e cila shprehu rezerva për marrëveshjen, në të cilën thoshte se kurrë nuk do ta njohim Kosovën. Këto janë hapa prapa dhe për pasojë mund të themi se procesi i normalizimit ka ngecur,” shton ai.

Muajin e kaluar, qeveria amerikane njoftoi se emëroi diplomatin Alexander Kasanof si të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, pas përfundimit të mandatit të diplomatit Gabriel Escobar. Në fillim të vitit të ardhshëm, Bashkimi Evropian pritet ta emërojë një ndërmjetës të ri për të zëvendësuar diplomatin sllovak, Miroslav Lajçak.

Kupchan, i cili ka punuar në dy administrata amerikane atë Presidentit Clinton dhe të Presidentit Obama, si drejtor për Evropën në Këshillin për Sigurinë Kombëtare, pret që trysnia mbi Prishtinën dhe Beogradin të rikthehet pas një pauze për shkak të zgjedhjeve në Bashkimin Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara dhe mbetet optimist për një epilog të këtij procesi.

“Mendoj se të luash me kartën e Rusisë, të Kinës, nuk është opsion në afat të gjatë për shkak të vendndodhjes gjeografike. Ballkani është pjesë e një hapësire më të madhe evropiane. Popujt e rajonit duhet të ndihen të bekuar, me fat. Ata që jetojnë në Azinë Qendrore, në Armeni, në Azerbajxhan, pra afër Rusisë, afër Kinës, jetojnë në një zonë të pasigurt në një të ardhme pa afat. Ballkani nuk është një zonë e tillë, është në Evropë dhe për pasojë mendoj se këtij procesi do t’i vijë një fund pozitiv,” thotë ai.

Por Kanin konsideron se dialogu është një proces që ka dështuar të japë rezultate dhe gjatë 30 viteve të fundit është peng i rotacionit të diplomatëve perëndimorë, që nuk kanë arritur ta çojnë procesin përpara. Sipas tij, nuk ka vullnet për të lëvizur dhe si i tillë dialogu që në fillim ishte i dështuar si proces.

“Serbët e dinë këtë gjë. Kosovarët e dinë gjithashtu. Vuçiqit ble kohë përmes avantazheve që ka siguruar përmes diplomacisë rajonale dhe kontakteve me udhëheqësit ndërkombëtarë, ndërkohë që Kurti ngul këmbë dhe provon të fitojë zgjedhjet e radhës dhe t’i mbajë larg serbët”, thotë ai.

Sipas Kanin, Uashingtoni dhe Brukseli duhet ta rishqyrtojnë tërë qasjen e tyre ndaj rajonit dhe t’ua lënë në dorë palëve që të arrijnë marrëveshje në bazë të preferencave të tyre, qoftë edhe atëherë kur zgjidhjet mund të përfshijnë plane si ai ndërmjet ish Presidentit Thaçi me Presidentin Vuçiq në vitin 2018.

“Ne nuk do të jemi në gjendje të imponojmë një demokraci liberale, shumë-etnike, transparente dhe perëndimore në rajon. Nuk do të jemi në gjendje të imponojmë paqe dhe fund të konflikteve. Kemi dështuar ta bëjmë këtë gjë gjatë tre dekadave të fundit. Mendoj se duhet t’i sfidojmë vendasit që të gjejnë mënyra për të punuar bashkërisht,” thotë   Kanin.

Edhe Kupchan është i mendimit që përmbyllja e konfliktit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë në duart e udhëheqësve të dyja vendeve dhe prirjes së tyre për të marrë vendime të vështira.

“Të luash me kartën e nacionalizmit është gjëja më e lehtë për ta bërë. Por, ta bindësh publikun se ka ardhur koha të lihet mënjanë nacionalizmi etnik dhe të shihet drejt të ardhmes është gjëja më e guximshme që mund ta bëjnë. Nuk jemi ende tek ky moment, por mendoj se është çështje kohe. Këto pengesa do kapërcehen kur udhëheqësit të jenë gati të hedhin hapa të guximshëm,” shton ai.

A do të kenë ndikim zgjedhjet amerikane në çështjet e pazgjidhura midis Kosovës dhe Serbisë?

Sipas Kupchan, në këtë cikël zgjedhor, Shtetet e Bashkuara janë shumë të përqendruara në planin e brendshëm dhe politika e jashtme, e dominuar nga Ukraina dhe lufta në Gazë, nuk do të jetë përparësi, por megjithatë pret energji të re në procesin e dialogut pas zgjedhjeve në SHBA dhe konsolidimit të zyrtarëve të lartë në BE.

Për Kanin, ndikimi do të varet nga fituesi i zgjedhjeve. Sipas tij, Presidenti Trump ka treguar që është i paparashikueshëm në qasjen e tij dhe se ndryshon qëndrim, ndërkohë që, sipas mendimit të tij, kandidatja e pritshme demokrate dhe Nënpresidentja aktuale Kamala Harris, për të cilën thotë se nuk di shumë për Ballkanin, ka shumë gjasa të vazhdojë të njëjta politika ndaj rajonit. Zëri i Amerikës

Etiketat: aSOCIACIONICharles KupchanCIA për Ballkanin
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Peci: Serbia do të provokojë Kosovën deri në marrjen e vendimit për pranimin e Kosovës nga KiE

Komandanti i UÇK-së i reagon Pecit: Kosova s’ka nevojë për armiq, çdo gjë që ata (serbët) duan, ne mund ta bëjmë vetë…

10 muaj më parë
Morina për asociacionin: Duhet të gjendet një konsensus politik mes partive politike dhe aktorëve tjerë

Morina për asociacionin: Duhet të gjendet një konsensus politik mes partive politike dhe aktorëve tjerë

1 vit më parë
 Muja thotë se ata që duan ndarjen e Kosovës janë në PDK e LDK, e jo në administratën Trump

Muja thotë se Kosova nuk duhet të procedojë me themelimin e Asociacionit, i kundërpërgjigjet edhe ambasadorit Hill

1 vit më parë
Llazareviq nuk e përjashton rrezikun e konfliktit në Kosovë, si shembull përmend rastin e Banjskës

Llazareviq nuk e përjashton rrezikun e konfliktit në Kosovë, si shembull përmend rastin e Banjskës

1 vit më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH