Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Kurti: Kosova e hapur për investime serioze, synojmë forcimin e bashkëpunimit me Francën

    KQZ certifikon rezultatet e balotazhit për kryetarët e 18 komunave

    Elezi: Procesi zgjedhor në fazën e ankesave

    Fletarrest ndaj ish-prokurores speciale të shtetit, në Mal të Zi

    Xi i dërgon mesazh Trumpit: Armët për Tajvanin rrezikojnë stabilitetin

    Vijojnë kërkimet për gjetjen e Jurgen Karajt, FSK me dron në Liqen të Ulzës

    Dogana sekuestron barna të kontrabanduara në Ferizaj, vlera rreth 30 mijë euro

    Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve – viktima ishin gratë

    Raportohet një rast i mashtrimit në Leposaviq, Policia apelon për kujdes ndaj mashtrimeve

    Spahiu: Deputetët nuk e dinë çfarë votojnë, rregullorja për Listën Serbe është nënshkruar nga vetë ata

    Lansohet linja pa pagesë 0800 për Ligjin për të huajt e automjete

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Analiza e DW: Nga Ursula von der Leyen tek António Costa, cilët janë emrat e vjetër e të rinj në BE

26 Qershor 2024, 14:53
në Lajme, RAJON
Analiza e DW: Nga Ursula von der Leyen tek António Costa, cilët janë emrat e vjetër e të rinj në BE
Share on FacebookShare on Twitter

Duket se para samitit të BE, Ursula von der Leyen e ka emërimin të garantuar. Negociatorë të Partive Popullore Europiane, socialdemokratëve dhe liberalëve ranë dakord për këtë para samitit të BE, bëri të ditur agjencia gjermane e lajmeve, dpa.

Megjithatë von der Leyen nuk e ka ende të garantuar postin. Ajo ka nevojë në Parlamentin Europian për një shumicë absolute të 361 nga 720 deputetë. PPE, socialdemokratët e liberalët kanë bashkë shumicën në parlament, por ka mundësi të mosvotimit pro von der Leyen, pasi nuk ekziston detyrimi i votimit sipas grupit parlamentar. Por kjo do dihet në seancën themeluese të Parlamentit të ri Europian në korrik në Strasburg.

Edhe për postin e kreut të Këshillit të BE ka një emër. António Costa, ish-kryeministër portugez. Po kush është António Costa?

Në Portugali atë e quajnë “kafshë politike”. Vërtet António Costa një pjesë të madhe të jetës së tij ia ka kushtuar politikës. Në vitin 1974 si i ri ai përjetoi Revolucionin e Karafilave kundër diktaturës, më pas u aktivizua në organizatën rinore socialiste, si student i juridikut kreu praktikë në kabinetin e presidentit, Jorge Sampaio. António Costa ka qenë deputet portugez, eurodeputet dhe ministër. Ai ka qenë kryetar bashkie i Lisbonës dhe në vition 2015 kryeministër portugez. Në vitin 2022, portugezët e rizgjodhën me shumicë absolute sërish, por në nëntor 2023 një skandal korrupsioni e nxori atë jashtë politikës. Prokuroria bëri fjalë për “operacionin influencer”.

Ishte mëngjes i 7 nëntorit, kur prokurorët portugezë i ranë ziles me një urdhër kontrolli për Palacete de São Bento, rezidencën zyrtare të kryeministrit portugez në Lisbonë. Ishte një nga gjithsej 42 kontrolle nëpër ministri, selitë e kompanive, bashki dhe shtëpi private.U arrestuan pesë persona duke përfshirë shefin e zyrës së Costës, Vítor Escária.

Kosta reagoi brenda ditës. Disa orë më vonë, ai i paraqiti dorëheqjen presidentit Marcelo Rebelo de Sousa. Duke folur për mediat, ai u shpreh i habitur nga lajmi se ndaj tij është hapur një çështje penale. Por sigurisht ai është “i gatshëm të bashkëpunojë me gjyqësorin në mënyrë që e gjithë e vërteta të dalë në dritë”. Në të njëjtën kohë, ai njoftoi se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe se donte të përqendrohej në vërtetimin e pafajësisë së tij.

Gabime në hetime – Costa rehabilitohet

Nuk kaloi shumë kohë dhe prokurorisë iu desh të pranonte gabime serioze në hetim. Akuzat ndaj Kostës bazoheshin në biseda telefonike të përgjuara në të cilat përmendej mbiemri i kryeministrit. Por ky është mbiemër mjaft i zakonshëm në Portugali, supozimi se me këtë ishte fjala për politikanin Costa doli të ishte një gabim.

Që atëherë, dy gjykata dolën në përfundimin, se provat ishin të pamjaftueshme. Miqësia e ngushtë mes Kostës dhe një sipërmarrësi të akuzuar nga prokuroria gjithashtu nuk mjaftonte për një hetim. Më 17 prill, një gjykatë tha se prokuroria kishte mbledhur vërtet 1000 faqe, por këto ishin kryesisht copëza nga gazetat, por jo prova.

Çështja ende nuk është mbyllur përfundimisht, por politikani 62-vjeçar konsiderohet i rehabilituar në Portugali. Dorëheqja e tij nuk shihet më si një pranim faji, por si një hap i guximshëm i “kafshës politike” për t’u mbrojtur. Në zgjedhjet për Parlamentin Europian në qershor, socialistët morën sërish shumicën e votave në Portugali. Dhe Luis Montenegro, pasardhësi konservator i Costës si kryeministër, njoftoi herët se do të mbështeste Kostën në kandidaturën e tij për postin e Presidentit të Këshillit të BE-së.

Edhe Socialistët e Portugalisë e shohin Ursula von der Leyen si një presidente të mirë për Komisionin Europian – ashtu si miqtë e saj të partisë spanjolle. Me dyshen Ursula von der Leyen dhe Costa, iberikët shpresojnë për më pak kritere të ashpra në kthimin tek disiplina buxhetore, që mund të ulë rishtazi zhvillimin e mirë aktual ekonomik. Si kryeministër, Costa i dha fund politikave shtrënguese të kursimit me një program të suksesshëm stimulues ekonomik. Kurse von der Leyen më në fund mund të shpresojë për një partner të vërtetë në krye të Këshillit të BE-së, pasi presidenti i mëparshëm i Këshillit, Charles Michel ishte shfaqur gjithmonë e më hapur si rivali i saj./DW

Etiketat: António CostBEUrsula Von Der Leyen
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Projektligji i Senatit Amerikan mund të shk*atërrojë Rusinë, por edhe të dëmtojë BE

8 muaj më parë
Brukseli prezanton planin prej 150 miliardë eurosh për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të BE-së

Trump “nuk kërkon një marrëveshje” me BE-në pas njoftimit të tarifës prej 50%

“Tarifa 50% mbi çdo mall”, Trump i jep afat deri në 9 korrik Europës për marrëveshje tregtare

9 muaj më parë
Trump “nuk kërkon një marrëveshje” me BE-në pas njoftimit të tarifës prej 50%

Trump “nuk kërkon një marrëveshje” me BE-në pas njoftimit të tarifës prej 50%

9 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH