Carlo Ancelotti ka folur në lidhje me spekulimet e fundit për të marrë drejtimin e Brazilit.
Ancelotti e ka sqaruar se është i lumtur në Real Madrid, dhe nëse nuk shkarkohet nuk do të largohet.
“Nuk e di të ardhmen, por jam shumë i lumtur në Real Madrid. Unë kam kontratë deri në vitin 2024 dhe nëse nuk më shkarkojnë, nuk largohem”, ka thënë Ancelotti.
“Do të ketë kohë për të menduar për të ardhmen time…”, shtoi ai.