Skuadra e Real Madridit ka triumfuar në derbi ndaj Atletico Madridit me rezultatin 1:2.
Pas ndeshjes, Simeone, tha se skuadra e Real Madridit u mbrojt mirë – teksa i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Ancelottit.
“Nëse Simeone tha se ne u mbrojtëm mirë, atëherë e falënderoj për komplimentin”, tha Ancelotti me ironi.
“Kishte shumë tension në lojë. Ne e dominuam derbin e Madridit nga fillimi në fund”, përfundoi ai.