Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, ka pritur disa mysafirë të rrallë, transmeton Kosova Post.
Ai është vizituar nga anëtarët e MotoKlubit “Veteranët ZON” (Zona Operative e Nerodimes).
Njoftimin për këtë vizitë e ka bërë Komuna e Hanit të Elezit, nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetin social Facebook.
“Kryetari i Komunës Rufki Suma priti në takim anëtarët e MotoKlubit “Veteranët ZON”, me në krye Kryetarin Burim Selmanin .
Vizita e Anëtarëve të MotoKlubit është realizuar në shënim të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt. Të shoqëruar nga Kryetari Suma ata bënë Homazh pranë Lapidarit të Dëshmorëve dhe Viktimave Civile të luftës në Han të Elezit si dhe bënë Homazhë te varrezat e Dëshmorëve në Pustenik” – thuhet ndër të tjera në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se anëtarët e “MotoKlubit “Veteranët ZON”e nderuan Kryetarin Rufki Suma me “Mirënjohje” në shenjë falënderimi për mbështetjen e ofruar këtij aktiviteti”./KosovaPost/
Për më shumë, shihni postimin: