E larguar përfundimisht nga politika ish-kancelarja gjermane Angel Merkel po vijon jetën e saj normale. Së fundmi ajo është fotografuar në supermarketin e saj të preferuar në Berlin.
Merkel në pension bleu një sallamë “chorizo”, sipas gazetës gjermane “Bild” teksa bënte pazar në supermarketin “KaDeWe” në kryeqytetin gjerman. Produkti që ish-kancelarja mban në duar nuk është gjerman, por spanjoll dhe madje i shtrenjtë, 34.8 euro.
“Chorizo” spanjoll është bërë nga mishi i derrit i tymosur dhe kripë. Merkel mund të mos shpenzojë shumë para për rrobat e saj, por për ushqim gjërat ndryshojnë.