Gjigandi amerikan i teknologjisë Apple do të ndërtojë 78 mijë shtëpi për punonjësit e saj në Indi, transmeton Kosova Post.
Gazeta indiane Economic Times (ET) në gjuhën angleze raportoi se Apple ka krijuar punësim për rreth 150 mijë njerëz në vend me investimet që ka bërë në dy vitet e gjysmë të fundit.
Sipas informacionit të ndarë nga zyrtarët e qeverisë indiane me Economic Times, gjigandi i teknologjisë planifikon të ndërmarrë një hap tjetër në investimet e tij dhe të ndërtojë 78 mijë shtëpi për punonjësit.
Pritet që ndërtimi i banesave të përfundojë deri më 31 mars 2025 dhe shtëpitë t’u dorëzohen punonjësve të sektorit të teknologjisë.
“Kjo iniciativë në shkallë të gjerë strehimi për punonjësit synon të rrisë produktivitetin dhe të sigurojë sigurinë, veçanërisht për punonjëset gra emigrante, shumica e të cilave janë të grupmoshës 19-24 vjeç”, tha një zyrtar qeveritar që nuk donte që identiteti i tij të ndahej.
Apple kishte ndërtuar një zonë gjigante banimi në qytetin Chengzhou në provincën Henan të Kinës, ku jetonin 300 mijë punonjës. Mendohet se projekti i strehimit në Indi do të jetë i ngjashëm me këtë strukturë të quajtur “iPhone City”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Kosova Post nuk lejohet pa përmendur burimin.