Departamenti për çështjet e korrupsionit financiar dhe administrativ të gjykatës penale të Riadit thuhet se ka dhënë dënime me burg dhe gjoba ndaj të akuzuarve, përfshirë guvernatorë dhe gjyqtarë të akuzuar për korrupsion dhe mashtrim, transmeton Kosova Post.
Gjykata në Arabinë Saudite dha dënim me burg dhe gjoba ndaj disa personave të akuzuar për korrupsion, përfshirë në mesin e tyre guvernatorë dhe gjyqtarë, shkruan AA.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare saudite, SPA, një zyrtar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes dhe Antikorrupsionit foli lidhur me procesin gjyqësor të një sërë çështjeve penale të filluara kohët e fundit.
Departamenti për çështjet e korrupsionit financiar dhe administrativ të gjykatës penale të Riadit thuhet se ka dhënë dënime me burg dhe gjoba ndaj të akuzuarve, përfshirë guvernatorë dhe gjyqtarë të akuzuar për korrupsion dhe mashtrim.
Teksa nuk janë dhënë informacione lidhur me identitetin e atyre që janë dënuar me burgim, thuhet kryesisht se një gjyqtar prej të akuzuarve është dënuar me 10 vite burg dhe gjobë 300 mijë rijal (rreth 68 mijë euro) me arsyetimin se ka marrë ryshfet.
Ndërsa një guvernator që është gjykuar me akuzën për ryshfet dhe mashtrim është dënuar me 3 vite burg dhe gjobë me 25 mijë rijal (rreth 5.700 euro).
Ndërkohë, në gjashtë gjykime për 16 të akuzuar të tjerë shumica e të cilëve punonjës të shtetit janë dhënë dënime me burg nga 1.5 vite deri në 11 vite me akuzën për falsifikim, ryshfet, pastrim parash dhe keqpërdorim të autoritetit.
Institucioni për Kontrollin dhe Luftën kundër Korrupsionit në Arabinë Saudite, në një deklaratë të lëshuar më 9 gusht njoftoi se gjatë periudhës 11 korrik – 9 gusht ishin filluar hetime në kuadrin e 878 gjykimeve penale dhe disiplinore si korrupsioni, ryshfeti dhe abuzimi me detyrën publike dhe se në këtë drejtim u arrestuan 207 persona, përfshirë edhe punonjës në ministritë e brendshme, të jashtme, drejtësisë, shëndetësisë, arsimit dhe tregtisë.
Mbreti i Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz, në mars të vitit 2018 miratoi krijimin e dhomave speciale për të hetuar rastet dhe pretendimet për korrupsion.