Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e partisë në pushtet, Arben Vitia, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, kanë votuar në shkollën “Ali Sokoli” në Prishtinë.
“Në këtë ditë të bukur vjeshte me mot të mirë sapo ushtrova të drejtën e votës”, u tha Vitia mediave.
“Pas një fushate të gjatë dhe fer, sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë dhe jetët tona”.
“Sot flasin qytetarët, dhe është e rëndësishme që qytetarët që sot të zgjedhin atë që mendojnë”.
“Unë i ftoj qytetarët që të dalin sa më masivisht në zgjedhje, sepse sa më shumë që dalin qytetarët, aq më i fortë është verdikti”.