Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e para të javës së 5-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. Skuadra e Arbërisë ka shënuar fitore si vendase në duel me Ferizajn, me rezultat 1:0.
Golin e tri pikëve të rëndësishme skuadra që edicionin e kaluar ishte pjesë e elitës së futbollit kosovar e realizoi në minutën e 93-të. Me të njëjtin rezultat dhe me gol në minutat e fundit fitoi edhe skuadra prizrenase, A&N por si mysafire në përballje me Onixin.