Ardhja e mërgimtarëve për pushime në Kosovë ka filluar të krijojë kolona dhe pritje në vendkalimet kufitare me Serbinë.
Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (të orës 19:06) pritje më të gjata për të hyrë në Kosovë ka në vendkalimet kufitare te Dheu i Bardhë dhe në Merdar
Pritje më të gjata janë regjistruar te Dheu i Bardhë, ku po pritet deri në 45 minuta për të hyrë në Kosovë.
Ndërsa, në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata se 10 minuta.
Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU. /Telegrafi/



























