Valon Ramadani, kandidati Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Ferizajt bëri një deklaratë të çuditshme, derisa dha një premtim se do të organizojë një festival ku do të përzgjedhet “Miss Gjyshja”.
Të menjëhershme qenë komentet në lidhje me këtë premtim, disa e përkrahën e disa e kritikuan.
E avokati Arianit Koci përmes një postimi në Facebok, ka përkrahur iden e përmendjes të moshuarëve mirëpo jo edhe organizimin e Miss Gjyshes.
Sipas tij, pleqtë janë pjesa me e neglizhuar dhe më e diskriminuar e shoqërisë tanë.
Postimi i plotë
Kandidati i VV për Kryetar Komune të Ferizajit, (nuk e njoh, madje as emrin nuk ja mbajta në mend), e ka thënë në mënyrë të papërshtatshme.
Por, fakti që i ka ra në mend për personat në moshën e tretë, po më pëlqen.
A ka nevojë me e theksu që pleqtë janë pjesa me e neglizhuar dhe më e diskriminuar e shoqërisë tanë?
Shtoja kësaj të dhënën, që në Kosovë, plak quhet personi prej moshës 60 vjeqare.
Prandaj, organizim të Miss Gjyshja – jo, ama më shumë kujdes për këtë kategori – gjithsesi.