Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    “Gjykata Speciale është monoetnike”, Bajrami: Kam deponuar prova e video mbrojtëse

    Bajrami:Lista Serbe përdor vazhdimisht terminologji e simbole jokushtetuese

    U nis në ShBA pasi kreu misionin në Kosovë, por ushtares amerikane i vidhet velloja në aeroport

    U nis në ShBA pasi kreu misionin në Kosovë, por ushtares amerikane i vidhet velloja në aeroport

    UP-ja shpall afatin plotësues për regjistrimin e studentëve

    Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështetje financiare

    FFK-ja deklarohet pas shortit të Botërorit

    FFK-ja deklarohet pas shortit të Botërorit

    OKB paralajmëron se zgjidhja me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët po “zbehet”

    OKB-ja: Kolonët e paligjshëm izr@elitë kanë kryer 5 su*lme në ditë në Bregun Perëndimor të pushtuar këtë vit

    LVV nesër mban konferencë para Prokurorisë Speciale

    Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti të tjera

    Publikohet lista për ndeshjet me Islandën, ftohet 16 vjeçari Abdullahu

    Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në rast kualifikimi në Kupën e Botës 2026

    Trump nderohet me Çmimin e Paqes nga FIFA

    Trump nderohet me Çmimin e Paqes nga FIFA

    Të martën, Kurti bën homazhe në përvjetorin e masakrës së Qyshkut

    Haradinaj nominohet nga AAK për kryeministër

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

    Dua feston ditëlindjen e 30-të, Dugi emocionon me fjalët ndërsa i publikon disa fotografi të rralla nga fëmijëria e saj

    Dua feston ditëlindjen e 30-të, Dugi emocionon me fjalët ndërsa i publikon disa fotografi të rralla nga fëmijëria e saj

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

‘Arkitekt’ i s*ulmit të 7 tetorit, kush është Sinwar, drejtuesi i ri i Hamasit

13 Gusht 2024, 13:04
në Botë
‘Arkitekt’ i s*ulmit të 7 tetorit, kush është Sinwar, drejtuesi i ri i Hamasit
Share on FacebookShare on Twitter

Yahya Sinwar, që dyshohet se është arkitekti i sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit ndaj Izraelit, lideri i ri i Hamasit, grupit të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, njihet për raportet e ngushta të tij me Iranin.

Emërimi i tij më 6 gusht si udhëheqës i byrosë politike të grupit palestinez u bë pas vrasjes së paraardhësit të tij, Ismail Haniyeh, në Teheran më 31 korrik, vrasje për të cilën Irani dhe Hamasi kanë fajësuar Izraelin.

Pas vdekjes së Haniyehut, i cili kishte lidhje të forta me zyrtarët iranianë, ndër emrat kryesorë që shqyrtoheshin për pasardhës të tij ishin Khaled Meshaal, ish-shef i byrosë politike të Hamasit dhe Khalil al-Hayya, një figurë e njohur brenda byrosë, që kishte lidhje të ngushta me Haniyehun. Emërimi i Sinwarit, i cili ka qenë shef i Hamasit në Gazë që nga viti 2017, erdhi si befasi e madhe sepse shumë nuk e kishin llogaritur faktorin Iran, thanë analistët.

“Asnjë nga ne, ekspertët e çështjeve palestineze – veçmas këtu në Izrael – nuk e pamë Sinwarin si personin që do ta zëvendësonte Haniyehun”, tha Yohanan Tzoreff, hulumtues i lartë në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare, me bazë në Tel Aviv. “Një arsye e madhe se pse Sinwari është lider i ri është Irani”, shtoi Tzoreff, i cili është i specializuar për raportet izraelito-palestineze.

Sinwar u emërua shef i ri politik dy ditë pas diskutimeve në Katar të Këshillit Shura – një trup konsultativ që zgjedh byronë politike të grupit dhe që ka anëtarë në Gazë, Bregun Perëndimor, burgjet izraelite dhe në diasporën palestineze. Tzoreff tha se kritikat e Meshaalit gjatë Pranverës Arabe për presidentin sirian, Bashar al-Assad – aleatit të ngushtë të Teheranit – më 2011 e bënë atë një figurë mjaft jopopullore në mesin e zyrtarëve të lartë të Iranit. Tzoreff argumentoi se rikthimi i Mashaalit në pushtet mund të jetë rrezikuar nga raportet e grupit radikal palestinez me Republikën Islamike dhe “iranianët mund të mos i jepnin Hamasit gjithçka që i duhet [për të luftuar forcat izraelite]”.

Por, Sinwar thuhet se ka mbetur në Gazë, ku ka qenë i fshehur që nga nisja e luftës me Izraelin në tetor. Kufizimet në lëvizjet e tij dhe aftësia e tij e kufizuar për të komunikuar me botën nënkuptojnë se Sinwar është shumë i kufizuar në atë që mund të bëjë.

“Nuk pres që ai apo Hamasi të afrohen më shumë me Iranin. Në këtë pikë, marrëdhëniet ka të ngjarë të qëndrojnë të njëjta”, tha Joost Hiltermann, drejtor për Programin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.

I formuar nga burgjet izraelite

I njohur nga mbështetësit e tij edhe si Abu Ibrahim, Sinwar 61 vjeç u lind në kampin e refugjatëve në Han Junis të Gazës. Prindërit e tij, sikurse të Haniyehut, u larguan nga qyteza bregdetare e Ashkelonit gjatë luftës arabo-izraelite më 1948 që rezultoi me krijimin e shtetit të Izraelit – apo siç e quajnë palestinezët, “nakba” (katastrofa).

Sinwar iu bashkua Hamasit pak pasi grupi u formua më 1987 dhe krijoi organizatën e tij të frikshme për siguri të brendshme, Al-Majd. Qëllimi i kësaj organizate ishte të gjente spiunët izraelitë brenda grupit. Ai fitoi reputacionin për dhunë dhe iu dha nofka “Kasapi i Han Junisit”.

Sinwar u kap nga forcat izraelite dhe u dënua me disa dënime me burgim të përjetshëm për akuza të ndryshme, përfshirë vrasjen e dy ushtarëve izraelitë. Ai qëndroi për mbi dy dekada në burg.

“Ai është një person që u ashpërsua në burgjet izraelite, sikurse shumë ish të burgosur palestinezë”, tha Hiltermann.

Ai tha se Sinwari mësoi hebraisht gjatë qëndrimit në burg dhe kjo i ndihmoi që të mësonte se si mendojnë udhëheqësit izraelitë. “Sinwari është shumë i fortë. Ai është i pamëshirshëm. Ai është udhëheqës, në formën e çdo udhëheqësi izraelit”, tha Hiltermann. Në kohën sa ishte në burg, Sinwar organizoi greva për të përmirësuar kushtet e punës dhe doli si një udhëheqës i palestinezëve të burgosur.

Përvoja e tij në burg “e përgatiti atë shumë mirë për udhëheqjen e Hamasit” dhe në planifikimin e sulmit të 7 tetorit, tha Hiltermann. Pothuajse 1.200 persona, shumica civilë, u vranë kur radikalët e Hamasit sulmuan komunitetet në jug të Izraelit në tetor dhe morën pengje. Sulmi nxiti Izraelin të nisë një ofensivë të madhe në Rripin e Gazës të udhëhequr nga Hamasi, që sipas burimeve palestineze, ka lënë të vrarë më shumë se 40.000 persona.

Sinwar u lirua nga burgu më 2011 si pjesë e një këmbimi kur u liruan më shumë se 1.000 të burgosur palestinezë në këmbim të një ushtari izraelit që mbahej nga Hamasi. Pak pas lirimit të tij, Sinwari e shoqëroi Haniyehun në një vizitë në Teheran, kur ai u takua me liderin suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei. Po në ditën kur u njoftua se Sinwari do të ishte pasardhës i Haniyehut, në llogarinë në X të Khameneit u publikua një video e shkurtër ku shfaqej takimi i Sinwarit me udhëheqësin iranian në shkurt të vitit 2012.

Mesazhi i Hamasit

Tradicionalisht, shefi i byrosë politike të Hamasit ka bazën jashtë vendit në mënyrë që ai të mund të udhëtojë dhe të mbajë kontakte me aleatët rajonalë, sikurse Irani dhe grupi terrorist libanez, Hezbollah. Por, Sinwari, për të cilin sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dikur kishte deklaruar me shaka se është “i varrosur 10 kate nëntokë”, që gjendet Gazë, nuk ka mundësi të largohet nga enklava për shkak të luftës, shkruan oranews.al.Tzoreff tha se duke e emëruar udhëheqësin me bazë në Gazë, Hamasi u “dërgoi një mesazh të fuqishëm” Izraelit dhe shteteve arabe se “rezistenca e Hamasit nuk ka kolapsuar”. “Mesazhi kryesor është se askush nuk mund t’i largojë ata nga zona”, shtoi ai. Personalisht Sinwar mund të mos dëshirojë të largohet nga Gaza për shkak se trashëgimia e tij është e bazuar në qëndrimin e tij në enklavë. “Nëse Sinwari largohet nga Gaza, palestinezët do të thonë se ai i ka braktisur, sikurse kapiteni që largohet nga anija”, tha Hiltermann.

Etiketat: HamasIzraelYahya Sinwar
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Hamasi deklaron se është gati për armëpushimin pesëvjeçar me Izraelin

Hamasi deklaron se është gati për armëpushimin pesëvjeçar me Izraelin

7 muaj më parë
Fatkeqësia e radhës për banorët e Gazës, rrebeshet e shiut përmbysin tendat e tyre

Propozohet plani i ri i armëpushimit Izrael-Gaza

8 muaj më parë
Përplasje diplomatike Francë-Izrael: Netanyahu sulmon Macron, përfshihet dhe i biri

Përplasje diplomatike Francë-Izrael: Netanyahu sulmon Macron, përfshihet dhe i biri

8 muaj më parë
Gazeta izraelite: Dodik u detyrua të largohej vullnetarisht

Gazeta izraelite: Dodik u detyrua të largohej vullnetarisht

8 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH