Më pak se tre vjet pas fundit të luftës në Kosovë, ushtarë të Misionit të NATO-s në vend (KFOR) dhe pjesëtarë të policisë së Kombeve të Bashkuara kanë konfiskuar një sasi armatimi në veriun e banuar me shumicë serbe.
Njëqind pushkë, 15 pistoleta, 40 granata, si dhe sasi e madhe eksplozivi dhe municioni…
Lista të ngjashme armatimi, si ky që është konfiskuar në shkurt të vitit 2002, janë publikuar disa herë ndër vite, pas aksioneve të ndryshme në atë zonë të Kosovës, Radio Evropa e Lirë.
KFOR-i, Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX) dhe së fundi Policia e Kosovës kanë njoftuar për aksione të tilla.
Policia e Kosovës, madje, ka ekspozuar armatimin e konfiskuar.
Këto aksione janë bërë më të shpeshta pas 24 shtatorit të vitit të kaluar.
Atë ditë, një grup i armatosur serbësh ka sulmuar policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit.