Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka folur rreth raportimeve për atentatin e dyshuar për vrasjen e kryeministrit, Albin Kurti gjatë vitit të kaluar.
Në Tëvë 1, ai vlerësoi se planifikimi për një atentat ndaj Kurti erdhi për shkak se me ardhjen e tij në pushtet “ka cenuar plane ogurzi për Kosovën”.
“Këto informacione gjatë gjithë kohës ne marrë parasysh edhe ndryshimet e mëdha që kanë ndodhë edhe në Kosovë por edhe kundërshtarët politikë edhe nga jashtë që i kemi potencialisht edhe strukturat e tyre informale që ekzistojnë në Kosovë ekziston një dro sepse ardhja e Kurtit ka cenu plane ogurzi për Kosovën dhe natyrisht se humbjet e njerëzve janë të mëdha”, tha ai.
Sipas tij, këto veprime janë ndërmarrë nga Serbia për shkak se kryeministri Kurti ka për mision që “ta kthejë në binarë Kosovën”.