Policia në Ferizaj kohëve të fundit ka gjetur dhe sekuestruar vazhdimisht armë të ndryshme nga persona fizikë, të cilët jo gjithmonë këto armë i kanë pasur me leje.
Lidhur me këtë, detaje ka dhënë gazetarja korrespodente, Çliresa Hasani.
“Kështu ka ndodhur në dy rastet e fundit, ku janë gjetur për dy ditë në dy lokacione të ndryshme, një në Mollopoll të Shtimes dhe tjetri në Ferizaj. Shqetësues është fakti se këto armë nuk po janë me leje”, tha Hasani për emisionin “Ora Shtatë” të Klan Kosova.