Kosova sonte luan ndeshjen e kthimit ndaj Islandës në kuadër të play-offit në Ligën B të Kombeve.
Një mungesë e madhe për “Dardanët” do të jetë ajo e gardianit, Aro Muric.
Një ditë pas ndeshjes të parë që Kosova e fitoi në “Fadil Vokrri”, Federata e Futbollit të Kosovës, njoftoi se gardiani dardan do të mungojë në këtë sfidë për arsye lëndimi.
Edhe pse aty nuk është Aro është në mbështetje të bashkëlojtarëve.
Përmes një mesazhi në rrjetin social Instagram ai ka shkruar: “Forca Kosovë”.
Kujtojmë se në sfidën e parë Aro ishte padyshim lojtari i ndeshjes ku me pritet e tij spektakolare ia mundësoi Kosovës një triumf i cili mund ta ngrit në Ligën B.