Një person është arrestuar në pikën kufitare Merdarë nën dyshimin se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë, ka njoftuar policia. Policia ka theksuar se i dyshuari serb T.B., është lokalizuar dhe arrestuar në orët e pasdites, transmeton KosovaPost.
52-vjeçari dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile të kryera gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë.
“Personi i dyshuar është dërguar në Polici dhe pritet të intervistohet në prezencë të avokatit mbrojtës ku të gjitha procedurat e mëtejme do të ndërmerren në bashkërendim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e policisë.


























