Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka përshëndetur aksionin e Policisë së Kosovës në Gjakovë, përcjell KosovaPost.
Në një postim në Facebook, ai tha se Policia e Kosovës dhe të gjitha uniformat e shtetit të Kosovës vazhdimisht tregojnë se Kosova nuk është vend pa të Zot.
“E përshëndesim aksionin e Policisë së Kosovës sot në Gjakovë. Ata që ikën të turpëruar nga këtu në vitin 1999, nuk kanë vend në Kosovë, për asnjë arsye. Policia e Kosovës dhe të gjitha uniformat e shtetit të Kosovës vazhdimisht tregojnë se Kosova nuk është vend pa të Zot. Nuk u lëkundën dhe nuk na zhgënjyen asnjëherë.”, u shpreh ai.
Haradinaj mes të tjerash tha se rritja e pagave për policët nuk është vetëm kërkesë por detyrim i shtetit ndaj kësaj kategorie esenciale
“Rritja e pagave, dyfishimi i tyre, nuk është vetëm kërkesë, është detyrim i shtetit ndaj kësaj kategorie esenciale të Republikës së Kosovës.”, theksoi ai.