Dy shqiptarë të moshës 30 dhe 44-vjeçare, janë arrestuar nga policia kroate pasi në makinën e tyre janë gjetur mbi 11 kg heroinë.
Mësohet se dy shqiptarët kanë hyrë nga pika kufitare e Malit të Zi në Kroaci dhe drogën me vlerë mbi gjysmë milioni euro e kishin fshehur në automjet.
Lënda narkotike është zbuluar në pikën kufitare Karasoviç me Malin e Zi, ku oficerët e policisë me ndihmën e një qeni zbuluan dhe sekuestruan heroinën me vlerë mbi gjysmë milioni euro.
Rreth 20 pako me lëndë narkotike heroinë, me peshë totale 11 kg, ishte fshehur të pjesën e brendshme të mjetit,.
“Dje më datë 10 janar rreth orës 11:30 në kontrollin kufitar hyrës ka mbërritur një mjet personal me targa shqiptare i drejtuar nga një 30-vjeçar, ndërsa pasagjeri ishte një 44-vjeçar, të dy shtetas të Shqipërisë”, njoftoi policia në faqet e saj.
Të dy shqiptarët, njëri shofer dhe dhe tjetri pasagjer u arrestuan dhe nga hetimi penal u konstatua se ata synonin të transportonin heroinën nga Shqipëria në tregun e Evropës Perëndimore.