Policia e Kosovës, në bashkëpunim me prokurorinë, ka realizuar një operacion në Graçanicë në kuadër të hetimeve për shpëlarje parash, ku janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovarë.
Arrestimi tyre ka ndodhur të mërkurën, dhe të njëjtit dyshohet se veprën penale “shpërlarje parash” e kanë kryer gjatë viteve 2023-2024.
Në kuadër të këtij operacioni, janë kryer bastisje në dy lokacione në rajonin e Gjakovës, ku janë sekuestruar kontrata të ndryshme dhe para në vlerë prej 55,000 euro.
Të dyshuarit, pas intervistimit nga autoritetet, janë liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet vazhdojnë për të sqaruar lidhjet dhe përfshirjen e të dyshuarve në aktivitete të tjera kriminale që mund të jenë të lidhura me shpëlarjen e parave dhe financimin e mundshëm të aktiviteteve të paligjshme