Pesë të rinj janë arrestuar në Fushë Kosovë pasi dyshohet se me datën 15.03.2025 kanë tentuar të kryejnë një vjedhje në një market në rrugën “Pajazit Islami.
Sipas njoftimit për media, të arrestuarit janë:
-A. M, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
-E. G, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
-A. G, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
-L. A, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe
-A. M, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Hetuesit policor po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë si dhe rreth 3 raste të tjera të natyrës së njëjtë në të cilat dyshohet të jenë të përfshirë personat e arrestuar”, thuhet në njoftim, transmeton KosovaPost.