Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Policia në kërkim të një personi që dyshohet se kontrabandoi katër shtetas të huaj

    Protesta në Prishtinë, mund të ketë vonesa në qarkullimin e autobusëve

    Nis seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e policit Muhamet Lika

    Ish-avokatja e Rexhep Selimit: Një pjesë e dokumenteve në Hagë janë dorëzuar nga Serbia

    Lajm fantastik: Bie akuza ndaj katërshes së UÇK-së për krime kundër njerëzimit

    PDK pritet të dorëzojë sot në Kuvend nismën për ndryshimin e Ligjit për Specialen

    Kurti pret në takim regjisorin Visar Morina, vlerëson filmin “Shame and Money”

    U nisën drejt Gjermanisë pas pushimeve në Kosovë, tre mërgimtarë humbin jetën në aksiďent

    Balaj: Specialja, jo vetëm që na barazoi me Serbinë, na nxori një oktavë më keq

    “Drejtësi e komanduar nga jashtë”/ Paralajmërimi i Abdi Baletës për Gjykatën Speciale

    Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës i shqetësuar rreth aktgjykimit të Speciales

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ak*uzat për përdorimin e ‘topit zanor’ gjatë protestave, si po mbrohet Vuçiq

18 Mars 2025, 10:41
në Lajme, RAJON
Çfarë duhet të dini për protestat e mëdha të sotme në Beograd dhe pse Vuçiq pretendon se do të ndodhë luftë civile
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mohuar përdorimin e një “topi zanor” nga Ushtria e Serbisë dhe Njësia e Policisë Ushtarake “Kobrat” gjatë protestës së së shtunës në Beograd, pavarësisht pretendimeve të kundërta.

Ndërkohë, kryeministri në largim, Millosh Vuçeviq, deklaroi se qeveria është e gatshme të ftojë për hetime si Byronë Federale të Hetimit (FBI) të SHBA-së, ashtu edhe Shërbimin Federal të Sigurisë (FSB) të Rusisë.

“Jemi të gatshëm që menjëherë të ftojmë amerikanët dhe rusët”, tha Vuçeviq në një konferencë për shtyp.

Presidenti Vuçiq paralajmëroi se hetimi mbi ata që, sipas tij, kanë shpërndarë dezinformata për këtë çështje, do të përfundojë brenda 48 orëve.

“Hetimi do të përfundojë plotësisht brenda dy ditëve dhe të gjithë ata që kanë përhapur këto trillime do të mbajnë përgjegjësi ligjore”, tha ai në një video-mesazh të publikuar në Instagram.

Sipas Vuçiqit, topi zanor nuk ishte i pranishëm në rrugë, pasi, siç theksoi ai, “nuk mund të mos e shihni dhe nuk mund të mos e dëgjoni”. Edhe Vuçeviq i cilësoi këto pretendime si “histori të sajuara”, duke theksuar se asnjë armë e tillë nuk është përdorur.

Vuçiq sqaroi se disa persona gabimisht menduan se pjesëtarët e njësisë “Kobrat”, që ndodheshin mbi ndërtesën e Presidencës, po mbanin këtë armë, ndërsa në fakt, sipas tij, bëhej fjalë për një pushkë antidron.

Ai pretendoi gjithashtu se askush nuk kishte raportuar shqetësime shëndetësore gjatë protestës, por se “të nesërmen aktivistët e tyre u paraqitën me ankesa”. Ai e krahasoi këtë situatë me protestat në Ukrainë që çuan në rrëzimin e ish-presidentit prorus, Viktor Yanukovich.

“E mbani mend akuzat se Yanukovich kishte futur snajperistë për të qëlluar mbi popullin? Ja, kështu po ndodh edhe këtu”, tha Vuçiq.

Komisioni Evropian reagoi duke kërkuar një hetim të plotë mbi pretendimet për përdorimin e topave zanorë ndaj protestuesve paqësorë.

“Ne presim një hetim të shpejtë, transparent dhe të besueshëm dhe kujtojmë se, sipas ligjeve të BE-së për të drejtat e njeriut, autoritetet duhet të mbrojnë protestuesit nga dhuna dhe lëndimet”, tha zëdhënësi Guillaume Mercier.

Ai shtoi se BE-ja po monitoron nga afër situatën dhe protestat, ku qytetarët kërkojnë sundim të ligjit, institucione të forta demokratike dhe llogaridhënie.

KE-ja konfirmoi gjithashtu se javën e ardhshme pritet që Vuçiq të udhëtojë drejt Brukselit për t’u takuar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në video-incizimet e publikuara në rrjetet sociale, shihen qytetarë të mbledhur në protestë pranë Sheshit Slavija, të cilët reagojnë ndaj një zhurme të papritur. Protesta, e organizuar nga studentët më 15 mars, u mbajt për të kërkuar përgjegjësi mbi shembjen e një strehe betoni në stacionin e trenave në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona.

Ngjarja shkaktoi panik mes qytetarëve dhe ende nuk ka informacione zyrtare mbi shkakun e kësaj zhurme. Organizatorët e protestës akuzuan autoritetet për përdorimin e një “topi zanor”, veçanërisht gjatë 15 minutave heshtje të mbajtura për viktimat.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes e Serbisë mohuan çdo përdorim të një arme të tillë. Ndërkohë, Prokuroria e Lartë Publike në Beograd urdhëroi hapjen e një hetimi për të identifikuar ata që përhapën informacionin se qendra emergjente kishte pranuar dhjetëra qytetarë me shqetësime të lidhura me ndikimin e supozuar të topit zanor.

Qendra Klinike Universitare e Serbisë mohoi këto pretendime, duke thënë se nuk kishte pranuar pacientë me simptoma të tilla.

Nga ana tjetër, Organizata Joqeveritare “Qendra e Beogradit për të Drejtat e Njeriut” raportoi se shumë qytetarë ishin ankuar për një valë të fortë të nxehtësisë, një zhurmë të ngjashme me tingullin e një avioni apo makine me shpejtësi të madhe dhe më pas një erë të fortë që i shtyu, duke u dhënë ndjesinë se një raketë kishte kaluar pranë tyre.

Partia opozitare “Liria dhe Drejtësia” më 17 mars dorëzoi një kallëzim penal në Prokurorinë për Krim të Organizuar kundër zyrtarëve të qeverisë, përfshirë presidentin Vuçiq, duke i akuzuar për përdorimin e paligjshëm të armës zanore kundër protestuesve, shkruan euronews.al.Edhe Partia Demokratike paraqiti një kallëzim penal ndaj personave të panjohur, duke dyshuar se një “top zanor” është aktivizuar gjatë protestës studentore, ndërkohë që përdorimi i tij nuk është i rregulluar me ligjet e Serbisë.

Etiketat: Aleksandar VuçiqRusishba
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

SHBA propozim të ri për një armëpushim 60-ditor në Gaza, çfarë kushtesh përfshihen për Hamasin dhe Izraelin

1 vit më parë
Pse SHBA uroi popullin dhe jo partitë politike? Përgjigjet diplomati

SHBA ndërmerr hapat e parë për lehtësimin e sanksioneve ndaj Sirisë

Presidentja Osmani ka udhëtuar zyrtarisht për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH