Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për disa vjedhje.
Kjo është bërë nga ana e hetuesve policor të stacionit të Lipjanit.
Sipas njoftimit rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore gjatë këtij viti.
Po ashtu janë bërë të ditura se katër nga personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtes dhe ndaj tyre po kryhen procedurat për së paku tri raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda.
Veprimet e mëtejme ndaj personave të dyshuar, të cilët janë përsëritës të veprave të natyrës së njëjtë, po ndërmerren në koordinim me prokurorin e shtetit.


























