Në kuadër të raportit 24 orësh, Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se janë arrestuar tre persona në Mitrovicë, transemton Kosova Post.
Sipas raportit ky arrestim erdhi, pasi të njëjtit kanë kanosur një burrë.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kishin kanosur viktimën mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport.