Në kuadër të raportit 24 orësh, Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari i cili kishte sulmuar fizikisht një grua më 3 shkurt të këtij viti, transmeton Kosova Post.
Sipas raportit, se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Me datën 10.02.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti me datën 03.02.2022 pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, e cila si pasoj kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet ne raport.