Është arrestuar nipi i Ali Ahmeti, njëherit edhe pronari i Soravisë Drin Ahmeti. Sipas informatave të para jozyrtare, tek Ahmeti është gjetur një sasi e madhe e mjeteve piroteknike. Ai për momentin është në stacionin policor “Beko”, teksa këtë gjë më së miri e tregojnë edhe pamjet e veturës së tij e cili gjindet në afërsi të stacionit policor.
Ahmeti fillimisht është ndalur nga njësiti special “Tigrat”, ndërsa gjatë kontrollit të makinës së tij janë gjetur mjetet piroteknike. Ende nuk dihet se si Ahmeti është sjellur me zyrtarët policorë.
Për momentin nuk ka detaje edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.


























