Policia në Pejë njofton se në vazhdën e planit operativ “Goditja”, sot është arrestuar një person.
Atij i janë gjetur dhe sekuestruar: 2 sprej OC Body Guard, katër elektroshokë Dimming Light, thika dhe boksa metalikë.
I dyshuari ёshtё arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit ёshtё liruar nё procedurё të rregullt.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet njё person i dyshuar pёr “Mbajtje nё pronësi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armëve”
“Më datë 17 gusht 2023, nё vazhdën e aktiviteteve tё planit Operativ “Goditja” Stacioni Policor nё Pejё ka realizuar njё operacion, nё rrugën “Qarshia e Gjatё”, nё Pejё.
Duke përfillur procedurat ligjore, pas kontrollit tek personi i dyshuar janё gjetur dhe sekuestruar:
∙Dy (2) Sprej OC Body Guard
∙Katёr (4) elektroshok Dimming Light
∙mjete te mprehta (Thika)
∙boksa metalik”.
I dyshuari ёshtё arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit ёshtё liruar nё procedurё te rregullt.


























