Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Kllokot pasi që dyshohet se ka bashkëjetuar me një të mitur.
Sipas policisë rasti më 2 shtator, e njësia e hetuesisë e ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin të martën (15 tetor), derisa është intervistuar nga prokurori dhe dërguar në mbajtje.
Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa rasti është iniciuar si “bashkësi martesore me personin nën moshën 16-vjeçare”.
“Njësitë e hetuesisë më 15.10.2024 kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti ishte duke bashkëjetuar me viktimën e mitur femër kosovare. Viktima është strehuar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.