Përmes raportit 24 orësh, Polica e Kosovës, ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Mitrovicë, pasi ia ndaloi vijimin e shkollimit vajzës së tij, transmeton Kosova Post.
Sipas raportit, ajo më pas është dërguar në strehimore
“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti edhe kishte ndaluar nga vijimi i shkollimit vajzën e tij. Ankuesja është dërguar në strehimore, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar”, thuhet në raport.
Tutje, bëhet e ditur se rasti vazhdon në procedurë të rregullt.