Një shtetas slloven i dyshuar për trafikim me lëndë narkotike, është arrestuar nga Policia e Kosovës, të hënën në Prishtinë.
Në raport thuhet, se arrestimi i tij ka ndodhur në bashkëpunim me autoritetet e Austrisë, pasi ndaj tij kishte urdhërarrest ndërkombëtar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Bazuar në urdhë-arrestin ndërkombëtar në bashkëpunim me autoritetet e Austrisë është arrestuar një mashkull shtetas i Sllovenisë lidhur me veprën penale Trafikim me lëndë narkotike. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin e PK-së.