Një shtetas i Kosovës raportohet se është arrestuar në Serbi nga policia serbe.
Sipas mediave vendore, i arrestuari është Mit’hat Lozhani.
Lozhani është arrestuar sot rreth orës 11;00 kur po kalonte transit në Serbi.
Deri më tani, Ministria e Punëve të Jashtme ende nuk ka dhënë detaje lidhur me rastin.


























