Një bashkëpunëtor i politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny, është ndaluar në aeroportin e Moskës.
Bëhet fjalë për Aleksei Yakovlev, ish-producent i kanalit Navalny LIVE në YouTube.
Avokati i tij, Sergei Telnov, tha se klienti i tij u arrestua në bordin e një aeroplani që u ul në Moskë dhe u dërgua në Komitetin Hetimor për t’u marrë në pyetje si dëshmitar në një rast mashtrimi.
Në fund të dhjetorit, autoritetet ruse thanë se kanë nisur një hetim të ri penal kundër Navalnyt nën dyshimet se ai dhe bashkëpunëtorët e tij kishin keqpërdorur rreth 4.8 milionë dollarë fonde të donatorëve dhe mbështetësve tjerë për Fondacionin Kundër Korrupsionit (FBK) të udhëhequr nga Navalny.
Një ditë para arrestimit të Yakovlev, Rusia e vendosi në listën ndërkombëtare të kërkimit drejtorin e FBK-së, Ivan Zhdanov, i cili aktualisht banon në Lituani./rel