Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë i cili ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe më pas e ka hedhur nga dritarja.
Ai sipas PK-së ka gjuajtur edhe me armë zjarri gjatë fjalosjes me prindin dhe vëllain e gruas.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Po ashtu i dyshuari gjatë fjalosjes me familjaret e bashkëshortes, prindin dhe vëllain, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri e më pas të njëjtën e ka hedhur nga dritarja. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistolete me gaz, një karikator dhe 34 fishekë të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.