Është arrestuar një person në Ferizaj pasi gjatë një seance në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ai ka kanosur dhe fyer gjyqtarin, prokurorin dhe zyrtarët policorë, përcjell Kosova Post.
Me urdhër të prokurorit personit në fjalë i është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuari
I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Gjykata Themelore dega Fushë Kosovë 23.04.2024 – 15:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë seancës kishte fyer dhe kanosur gjyqtarin, prokurorin dhe zyrtarët policorë. Me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.