Është arrestuar një person pasi shtien me armë, derisa tek i njëjti janë gjetur edhe 39 fishekë.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur në vendin e quajtur “Bjeshka e Radushës” në Istog dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Bjeshka e Radushës-Istog 09.11.2023-13:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shtënë me armë në lokacionin e lartcekur dhe gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë me dy karikatorë dhe 39 fishekë. I dyshuari nuk posedonte asnjë dokumentacion përkatës për armën. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 81 copë gëzhoja të të njëjtit kalibër të armës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.