Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Podujevë, nën dyshimet se ka gjuajtur në drejtim të një personi tjetër me armë zjarri.
Sipas Policisë, pas këtij akti i dyshuari ishte larguar me veturë nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Viktima ka pësuar lëndime në këmbë, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit.
Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar dhe më pas me veturë ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime në këmbë që dyshohet se janë shkaktuar nga arma dhe ka pranuar tretman mjekësor. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të fishekëve. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.


























