Policia e Kosovës bën të ditur se një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Tregti e ndaluar” dhe “Kontrabandë me mallra”.
I dyshuari është B.M., i lindur në vitin 1990.
Ai ka qenë edhe më parë i njohur për përfshirje në veprimtari penale.
Gjatë kontrollit të shtëpisë, policia ka gjetur:
161.485 (njëqind e gjashtëdhjetë e njëmijë e katërqind e tetëdhjetë e pesë) euro,
2320 (dymijë e treqind e njëzet) franga zvicerane,
2300 (dymijë e treqind) dollar amerikan,
80.850 (tetëdhjetëmijë e tetëqind e pesëdhjetë) denar maqedonas,
696 kilogram mjaltë (produkt i dyshimtë pa prejardhje),
250 kilogram fasule (pa prejardhje),
Një pushkë e gjatë (pushkë ajrore),
Një revole,
Një veturë dhe
Një telefon.
Për mjaltin dhe fasulen e kontrabanduar, është ftuar për trajtim njësia e Doganës së Kosovës.
“Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti, nën dyshim për përfshirje në veprat penale: ‘tregti e ndaluar’ dhe ‘kontrabanda e mallrave’. Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, me aktvendim nga prokurori kompetent, i dyshuari dërgohet në ndalim prej 48 orësh.”